
Një granatë dore ka shkaktuar panik sot pasdite në zonën e Laprakës. Ajo është gjetur pranë një shkurre, ç’ka ka bërë që të lajmërohet policia.
Më pas në vendngjarje kanë mbërritur forcat e posaçme të cilat kanë bërë verifikimet, ku kanë konstatuar se ajo ishte e ç’aktivizuar. Në vijim të operacionit forcat xheniere e kanë larguar nga vendi ku qëndronte prej kohësh.



