Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në përfundim të mbledhjes së qeverisë njoftoi shtyrjen e afatit të dokumenteve të identifikimit në mënyrë që gjithë shtetasit të votojnë në 14 maj, pavarësisht se dokumenti i tyre i identiteti ka skaduar.
Vendosëm që të shtyjmë afatin e kartave të identitetit që ka skaduar ose skadojnë deri më 14 maj.
Të gjithë shtetasit do të mund të votojnë dhe nëse mjeti i tyre i identitetit ka skaduar.
Ndërsa për kalimin e prodhimit të dokumenteve të identitetit nga një kompani private në një publike, ministri deklaroi se shteti ka mundësi që të jetë më fleksibël lidhur me çmimet për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve.
Ai tha se pjesa e uljes së tarifave për kartat e identiteti dhe pasaportave, është në diskutim dhe nuk janë përcaktuar ende.
Ndërkohë lidhur me pezullimin e vetingut në Policinë e Shtetit dhe rifillimin e tij, ministri sqaroi se vetingu në polici është pezulluar kohë më parë me ligj dhe u mor koha e duhur për ta ribërë ligjin e vetingut në polici.
Miratuam ndryshimet e reja në ligjet për vetingut, ndërkohë ka filluar vetingu vetëm për pjesën drejtuese të Policisë së Shtetit dhe duke hequr nga vetingu trupën e madhe të Policisë së Shtetit.
Do vetohen vetëm 300 drejtues. Nuk ka pezullim, është një proces që vazhdon në zbatim të ligjit.



