Klubi i Partizanit i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit që supersfida e kësaj jave kundër Kukësit të arbitrohet nga gjyqtarë të huaj. Klubi kryeqytetas thekson se kjo kërkesë është bërë në bazë të rregullores së FSHF-së, pasi sfida me Kukësin mund të quhet e veçantë.



