Trump nënshkruan marrëveshjen e paqes për Gazën

Trump nënshkruan marrëveshjen e paqes për Gazën

Presidenti Donald Trump, së bashku me udhëheqës të tjerë rajonalë, nënshkruan marrëveshjen e paqes në Gaza gjatë një samiti në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, duke e cilësuar atë si një "nënshkrim shumë të rëndësishëm".

 

Gjatë ceremonisë, Trump u shfaq i kënaqur që po udhëhiqte një moment historik dhe nuk nguroi të falënderonte stafin dhe bashkëpunëtorët e tij për përpjekjet që çuan në këtë arritje. Ai theksoi se kjo ishte një nga marrëveshjet “më të vështira” për tu realizuar, por edhe më domethënësja.

 

“Është marrëveshja më e madhe dhe më e ndërlikuar, por edhe vendi që mund të çonte në probleme të jashtëzakonshme, si Lufta e Tretë Botërore. Gjithmonë është thënë se Lufta e Tretë Botërore do të niste në Lindjen e Mesme dhe kjo nuk do të ndodhë”, tha Trump.

 

Nuk është e qartë se çfarë përfshihej saktësisht në dokumentin që nënshkruan udhëheqësit, por Trump tha se do të mbante një fjalim përpara se të takohej privatisht me udhëheqësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy