Zgjedhjet rajonale në Francë/ Republikanët të parët, zhgënjejnë Le Pen dhe Macron (VIDEO)

Zgjedhjet rajonale në Francë/ Republikanët të parët, zhgënjejnë Le Pen dhe Macron (VIDEO)

Raundi i parë i zgjedhjeve rajonale në Francë, pa një pjesëmarrje shumë të ulët të qytetarëve. 66% e francezëve abstenuan, ndërkohë që parti e parë deri më tani rezultojnë Republikanët e qendrës së djathtë me 27% të votave. 

Rezultatet kanë qenë zhgënjyese për Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron, të cilët kanë siguruar përkatësisht 19% dhe 11% të votave. 11% të votave kanë siguruar edhe Të Gjelbërit dhe Socialistët. 

Le Pen, e cila nuk ka qenë kandidate në këto zgjedhje, por ka udhëhequr fushatën e partisë së saj ka komentuar pjesëmarrjen e ulët të votuesve. 

Ky abstenim është një katastofë qytetare. Le ta pranojmë, rezultatet u shënuan nga një abstenim i fort dhe gjithashtu historik prej gati 70% për shkak të mosbesimit ndaj një sistemi zgjedhor, i cili u lë votuesve ndjesinë se asgjë nuk mund të ndryshojë dhe se gjithçka është konfiskuar." 

Zgjedhjet rajonale, të konsideruara test përpara presidencialeve të vitit të ardhshëm, u vonuan me tre muaj për shkak të pandemisë, ndërsa raundi i dytë i tyre do të zhvillohet më 27 qershor.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy