Forcat izraelite do të zhvendosen nga "faza intensive e manovrimit të luftës" drejt "llojeve të ndryshme të operacioneve speciale", tha ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant.
"Ne jemi afër fazës tjetër në veri, duke përfshirë qytetin e Gazës", ku trupat izraelite kanë vendosur kryesisht kontrollin, të paktën atë tokësor”, tha Gallant në një intervistë me Wall Street Journal të botuar të hënën.
Ndërsa dhjetëra mijëra civilë të tjerë grumbullohen në pjesët jugore të Gazës, Gallant pranoi se ofensiva ushtarake e Izraelit duhet "të marrë parasysh numrin e madh të civilëve" dhe taktikat ushtarake duhet të përshtaten.
"Do të duhet pak kohë," tha Gallant. “Por ne nuk do të dorëzohemi.”
Sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën 22 mijë e 600 persona, 70% e të cilëve janë gra dhe fëmijë, tha të premten Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.



