Gjuriç: Përveç Ujmanit, Vuçiçit iu ndalua vizita edhe në këto dy vende në Kosovë

Gjuriç: Përveç Ujmanit, Vuçiçit iu ndalua vizita edhe në këto dy vende në Kosovë

Përveç vizitës në Liqenin e Ujmanit, Vuçiqit i është ndaluar që të vizitojë edhe dy lokacione të tjera në Zubin Potok. Kështu i ka thënë agjencisë së lajmeve ‘tanjug’, drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. 

Gjuriç ka thënë se presidentit të Serbisë i është ndaluar edhe vizita në Qendrën për Ekologji dhe Sport, dhe në qendrën e Kryqit të Kuq në Zubin Potok.

Siç ka thënë Gjuriç, kjo ndalesë edhe për dy pika tjera është thënë verbalisht, dhe se autoritetet kosovare kanë refuzuar që për një ndalesë të tillë të dërgojnë një vendim të shkruar, pasi sipas tij dokumenti paraprak ku është ndaluar vizita e Vuçiç në Ujman ka ‘zbuluar gënjeshtrën e palës kosovare”.

Ndërkohë sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk ka asnjë ndalesë për presidentin e Serbisë përgjatë vizitës së tij të paralajmëruar në Kosovës, megjithatë dokumenti i publikuar nga Gjuriç, sipas mediumit serb e demanton deklarimin e presidentit të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy