
Një firmë amerikane ka dhënë detaje shkencore të procesit të saj të "kompostimit njerëzor" për funeralet miqësore me mjedisin.
Një studim pilot mbi të ndjerët vullnetarët tregoi se indet e buta u prishën në mënyrë të sigurt dhe plotësisht brenda 30 ditëve.

Firma “Recompose” pretendon se procesi i saj kursen më shumë se një ton karbon, në krahasim me djegien ose varrosjen tradicionale. Ajo thotë se do të ofrojë shërbimin e parë të kompostimit njerëzor në botë në shtetin Uashington nga shkurti i ardhshëm.
Rezultatet e studimit shkencor në procesin e kompostimit u prezantuan në takimin e Shoqatës Amerikane për Përparimin e Shkencës në Seattle. Duke folur ekskluzivisht për "BBC News", Shefi Ekzekutiv dhe themelues i Rekompozimit, Katrina Spade, tha se shqetësimet për ndryshimin e klimës kanë qenë një faktor i rëndësishëm për shumë njerëz, të cilët kanë shprehur interes për shërbimin.

Sipas saj, ka një dallim midis dekompozimit dhe rikompostimit. E para ndodh kur një trup është mbi tokë, kurse e dytap përfshin integrimin e tij me tokën. Kjo parandalon që 1.4 ton karboni të lëshohet në atmosphere, krahasuar me varrosjen tradicionale kur merret parasysh transporti dhe ndërtimi i arkivolit.
Procesi përfshin vendosjen e trupit në një enë të mbyllur druri, jonxhë dhe bar të kashtë. Trupi rrotullohet ngadalë për të lejuar që mikrobet ta prishen.
Tridhjetë ditë më vonë, mbetjet janë në dispozicion të të afërmve për të shpërndarë në bimë ose një pemë.
Për këtë proces janë dashur katër vjet kërkime shkencore.



