Kampionati i 8-të Ballkanik i MMA/ Rizaj: Synojmë të marrim medalje dhe ta bëjmë sport më masiv (VIDEO) 

Kampionati i 8-të Ballkanik i MMA/ Rizaj: Synojmë të marrim medalje dhe ta bëjmë sport më masiv (VIDEO) 

Po zhvillohet në Tiranë Kampionati i 8-të Ballkanik i Arteve Marciale Mikse (MMA), ku sportistët më të mirë nga Shqipëria, Bullgaria, Kosova dhe Turqia do të garojnë për titullin kampion.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizaj, në një intervistë për gazetarin Gerti Çarçani tha se Shqipëria ka si qëllim të marrë medalje, si dhe synohet që ky sport të bëhet më masiv në vendin tonë.

Rizaj vuri në dukje se ky është edicioni me pjesëmarrjen më të lartë në disa kategori, ndërsa bëri me dije se në total do të garojnë 120 sportistë. 

Ky është edicioni i 8-të i Kampionatit Ballkanik, dhe është edicioni i katërt që zhvillohet në Shqipëri. Është një nga edicionet me popullaritet më të lartë sa i takon pjesëmarrësve në secilën kategori. Deri në këtë moment kemi regjistruar zyrtarisht 120 sportistë, që është një numër shumë i lartë dhe jam shumë i kënaqur. 

Kemi të gjitha kategoritë, nga kids, junior, senior. Artet Marciale Mikse është një sport modern, që ka kombinime të teknikave të boksimit, teknikave me këmbë dhe mundjes mikse. Është një nga sportet që ka edhe popullaritet si sport masiv sot në botë. 

Ne synojmë ta bëjmë më masiv dhe pse jo Shqipëria të marrë medalje, si në vitin 2017-të, vend i tretë në botë. Pesë shtetet janë Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Kosova, dhe përfaqësues nga Mali i Zi. Dua t’i falëndëroj gjithë partnerët që na kanë mbështetur, ju si media, stafi, dhe të rinjtë e apasionuar. Është rrugë pozitive, pasi kemi nisur të komunikojmë dhe shpresoj që këto komunikime t’i çojnë të rinjtë përpara”.

I pyetur nëse ka patur alokime fondesh në mbështetje të eventit, Rizaj u shpreh:

Kemi marrë një mbështetje të bashkisë me projekt, por na duhet shumë më shumë. Arena që ndërtohet në një sport si MMA duhet të jetë në perfeksion. Jo vetëm sport, por është edhe turizëm”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy