Kroacia bën historinë dhe dërgon në shtëpi "Tre Luanët", ballkanasit shkojnë në finalen e Botërorit (VIDEO)

Kroacia bën historinë dhe dërgon në shtëpi "Tre Luanët", ballkanasit shkojnë në finalen e Botërorit (VIDEO)

Kroatët u kualifikuan pas 120 minutash loje, pasi 90-minutat e lojës së rregullt u mbyllën me rezultatin e barabartë 1-1.

Anglezët e drejtuar nga tekniku, Gareth Southgate, kaluan të parët në epërsi që në minutën e 5-të me anë të mbrojtësit Tripper që realizoi në super gol nga goditja e dënimit duke mos i dhënë asnjë shans portierit Subasiç të reagonte.

Për kroatët ai që realizoi ishte mesfushori i njohur që luan në Serinë A me skuadrën e Interit, Ivan Perisiç në minutën e 68-të që goditi në mënyrë perfekte brenda zonës pa fitimit të duelit me Ëalker duke i mbyllur 90 minutat me rezultatin e barabartë 1-1.

Do të ishte Mario Mandzukic që në 30 minutat e kohës shtesë, saktësisht në minutën e 109-të do të shënonte golin historik për skuadrën e tij që i dha kualifikimin për në finalen e madhe të 15 korrikut ku do të sfidojnë përfaqësuesen e Francës.

Një kualifikim i merituar për skuadrën e drejtuar nga Daliç që tashmë është një hap larg fitimit të trofeut.

Më poshtë golat e ndeshjes Kroaci-Angli. 

Goli i shënuar nga Tripper

Goli i shënuar nga Perisiç

Goli i shënuar nga Mandzukiç

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy