Dhoma e Avokatisë Vlorë ka vendosur të vijojë bojkotin e të gjitha seancave gjyqësore edhe për javën e ardhshme, raporton korrespondenti i MCN TV. Gjatë një takimi të zhvilluar paraditen e kësaj të shtune, Dhoma e Avokatisë ka dalë në një vendim unanim për vijimin e bojkotit.
Njëkohësisht është vendosur edhe për bojkot të masave të sigurisë në datat 21 dhe 22 qershor.
Dhoma e Avokatisë Vlorë dhe të gjitha Dhomat e Avokatisë në vend shprehen kundër ndryshimit të hartës gjyqësore.
Në një deklaratë për mediat kreu i Dhomës Durim Bajramaj tha se këtij vendimi i është bashkuar edhe Dhoma e Avokatisë Shkodër.



