Sulmi vetëvrasës në Afganistan u merr jetën 32 personave dhe plagos mbi 100 të tjerë

Sulmi vetëvrasës në Afganistan u merr jetën 32 personave dhe plagos mbi 100 të tjerë

Një sulm në Afganistan ka vrarë të paktën 32 persona dhe ka plagosur më shumë se 120 të tjerë.

Ngjarja ndodhi gjatë një proteste të organizuar ditën e martë në autostradën midis qytetit lindor të Jalalabad dhe kalimit kufitar kryesor në Pakistanin fqinj.

Zyrtarë dhe dëshmitarë thanë se kjo protestë ishte bërë kundër një komandanti policie, duke shtuar se qindra njerëz ishin të pranishëm kur ndodhi shpërthimi.

Detajet e ankesës kundër shefit të policisë nuk u bënë të qarta menjëherë.

Shpërthimi shpërndau turmën, por më shumë njerëz u mblodhën pas shpërthimit për të vazhduar protestën.

Ky shpërthim vjen një javë pasi një sulmi vetëvrasës vrau më shumë se 20 persona në Kabul, shkruan Reuters.

Zyrtarët kanë thënë se dhuna ka gjasa të intensifikohet përpara zgjedhjeve parlamentare muajin e ardhshëm dhe zgjedhjeve presidenciale në prill.

Nuk kishte asnjë përgjegjës për sulmin e së martës, ndërsa talebanët mohuan përfshirjen e tyre në ngjarjen e rëndë.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy