Mosbindja civile/ Korreshi: Situata po përkeqësohet dita-ditës, liderët demokratë i bien njëri gozhdës e tjetri patkoit (VIDEO)

Mosbindja civile/ Korreshi: Situata po përkeqësohet dita-ditës, liderët demokratë i bien njëri gozhdës e tjetri patkoit (VIDEO)

Deputeti Saimir Koreshi në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur me mosbindjen civile të të djathtëve dhe protestat e paralajmëruara të Berishës të hënën. Ai u shpreh se aksioni i nisur nga opozita tashmë po kthehet në një normalitet nga maxhoranca, teksa theksoi se kemi të bëjmë me një diktaturë e cila nuk mund të rrëzohet nga një individ i vetëm. Sipas tij, gjendja po përkeqësohet nga dita në ditë dhe se situata brenda PD-së ka ftohur nervin opozitar.

Mesazhi është dhënë nga Edi Rama besoj unë ku e ka grisur kushtetutën, dje grisi dhe rregulloren, ku për ta opozita është thjeshtë punëtorë parlamenti sikur na kanë marrë në punë Rama dhe shoqja Lindita dhe jo sikur jemi të zgjedhur nga populli. Ajo çfarë po ndodh që po e kthejnë në normalitet të gjithë protestën e opozitës na çon në atë që s’kemi asgjë ndryshe nga diktatura. Unë nuk jam pjesë e strukturave të Berishës nuk e di çfarë është bërë në atë mbledhje, por nuk besoj se një individ i vetëm e rrëzon diktaturën, por besoj se është një popull ai që zgjedh nëse do të shkojë në diktaturë apo jo. Një gjë është e qartë se Shqipëria nuk do të kthehet në diktaturë, por ne kishim zgjedhur një aksion si rrallë ndonjëherë dhe i kemi dhënë një final dhe kemi ngritur një kazus, mandatet e tyre përmes nesh të mos turpëroheshin në parlament, të nxirrnim të gjitha orlliqet që këta kanë bërë në këtë qeveri, por po ta shohësh nga dita në ditë gjendja agravohet, burrat e gardës kontrollojnë gratë deputete ky është fundi, është kulmi mendoj unë.

Më tej duke folur për revolucionet, ai tha se ato kanë nisur në diktatura, e djathta nuk bën revolucione, por ka një gjë, historia brenda PD ka tkurrur dhe nervin opozitar, pra njerëzit për këtë nuk ndihmojnë.

Interpretimet që bëhen në media përcjell faktin se gjithçka bëhet për hatër të Berishës, por unë dhe kolegë të mi e kemi thënë që nëse plotësohen tre kërkesat e tona ne i kthehemi normalitetit në kuvend. Ai kuvend është diçka e nisur shumë herë dhe ishte finalja e asaj të nisur shumë herët, ne çfarë kemi kërkuar, bërjen e një procesi ku të jenë gjithëpërfshirës të gjithë demokratët. Çfarë ka ndodhur, dua të them se të gjithë ata që kanë pasur shpresa janë gjetur jashtë këtyre procese, prandaj ky grup parlamentar ka kërkuar të fokusoheshim te tre kërkesat dhe të gjenin zgjidhje ose bashkimin me grupin e Berishës që ka shumë gjasa.

I pyetur nëse vendi do kalonte në zgjedhje të parakohshme me çfarë sigle do dilnit, Korreshi tha se një gjë e tillë nuk beson se do të ndodhë, dhe se ajo çfarë duhet bërë është të gjendjet një zgjidhje ku të bashkohet e gjithë PD.

E para Korreshi nuk ka sigla të tjera përveç PD, unë mendoj më tepër me Berishën se me Bashën. Ne na shqetëson fakti se PD është e përçarë dhe do donim që ti kishim të gjithë aty dhe shoqen Pampuri. Ne sot flasim për një protestë të hënën kur PD është e shkalafitur se di. Grupi i Bashës ka 8 javë që nuk futet në parlament. Nëse zgjedhjet e parakohshme bëhen Rama do ti heqë të gjithë ata që ka. Ata janë       më keq se ne, por i mban pushteti, por po të jenë në opozitë si ne do shohësh se si bie kështjella e rërës. PS hyri nga dritaret e banjës për të qenë në parlament, ndërsa PD se bën këtë. Ata i binden rënies së bilbilit. Megjithatë fajin e kemi vetë ne, jo maxhoranca, por duke qenë se liderat tanë i bien njëri gozhdës tjetri patkoit, prandaj faji jonë është kryesori që nuk gjejmë nejç zgjidhje, ndërkohë që e dinë shumë mirë që ne si kemi numrat. Opozita duhet të jetë e gjithë e bashkuar nga Basha, Pampuri por dhe te ata që janë një jetë në PS por që s’janë të kënaqur atje. Unë jam pro çdo proteste apo gjëje, por për protesta me kauzë të drejtë dhe ti shkohet deri në fund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy