Me maska, por të gjithë bashkë për të kërcyer dhe kënduar nën një skenë: 5 mijë njerëz u bashkuan në një koncert pothuajse si para pandemisë, pasi të gjithë u janë nënshtruar një testi Covid.
Eksperimenti u vu në skenë në Barcelonë ku banda ‘Love of Lesbian’ performoi në Palau de Sant Jordi: një eksperiment i suksesshëm që ushqen tani shpresën se ngjarjet e mëdha do të bëhen realitet përsëri këtë verë.
Ky është koncerti i parë i madh që nga fillimi i pandemisë. Një ekip mjekësor mbikëqyri të gjithë koncertin, sipas La Vanguardia, dhe koncerti u mbajt pa incidente.
Vetëm 6 nga 5,000 spektatorët dolën pozitivë me Covid-19 dhe nuk mundën të merrnin pjesë në koncert.



