Protesta e re e studentëve, "ekspozitë" para Kryeministrisë (FOTO/VIDEO)

Protesta e re e studentëve, "ekspozitë" para Kryeministrisë (FOTO/VIDEO)

Një grup studentësh janë mbledhur sërish para Kryeministrisë, duke protestuar në një mënyrë të re.

Para selisë së qeverisë, ata kanë ekspozuar pankartat dhe memet më pikante të protestës që vijoi për mëse dy javë.

Nëntëdhjetë e nëntë pankarta dhe meme janë zgjedhur për t’u ekspozuar para Kryeministrisë, një numër simbolik ky, që lidhet me nëntë kërkesat që studentët i kanë parashtruar kreut të qeverisë.

Pak ditë më parë, studentët e ndërprenë protestën dhe lajmëruan se do ta rinisin në ditët e para të janarit.

Një ditë më parë, në mbledhjen e qeverisë u miratuan një sërë vendimesh, me të cilat kryeministri Rama tha se u jepet zgjidhje kërkesave të studentëve.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy