
Mbushja e stadiumit të madh të Dortmundit në ndeshjen e parë të Shqipërisë me Italinë, me tifozërinë shqiptare, bëri bujë në mediat evropiane.

Daniel Nikolla, specialist marketingu në Angli, tha për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se arritja në Gjermani për ndeshjen e Kombëtares, e bëri shumë krenar për tifozërinë shqiptare.
Kishte aq shumë tifoz sa edhe në Wembly kur luajti Shqipëria nuk kishte kaq shumë numra. Mes tjerëve kam takuar edhe shqiptarë që kishin ardhur nga Amerika atë ditë dhe të nesërmen ne mëngjes do udhëtonin prap për Amerikë. Pra, në 36 orë kishin bërë 24 orë udhëtim, sic ishte dhe udhëtimi që në kishim bërë më makinë nga Amsterdami në Gjermani dhe ditën e ndeshjes në Dortmund e gjithë autostrada ishte e tej mbushur me makina me flamuj shqiptar dhe ishte diçka shumë e bukur për ta parë.
Një supereksperiencë dhe ajo që e bënte unike ishte se marshimi dhe se çdo kush që iu bashkua nuk kishte vetëm pamjet tipike që kishte në shtete tjera, por kishte familjar, fëmijët, nëna, siç ishte edhe rasti me mamin time që mora, ishte një pamje tifozësh që nuk i shihje diku tjetër.
Në cilësinë e ekspertit, specialisti i marketingut Nikolla, veçoi disa fakte se pse tifozëria dhe Kombëtarja kanë bërë aq shumë bum në mediat ndërkombëtare.
Fakti që ishte zgjedhur tërë ai stadium aq i madh për ndeshjen me Shqipërinë tregonte se Evropa, gjermanët e njohin tifozërinë shqiptare, traditat që kemi dhe numrat që ne sjellim.
Së dyti, që nga Federata e Kombëtares dhe gjithë instancat që janë marrë më kurimin e Kombëtares kam përshtypjen se kanë bërë një punë të mirë sepse ka qenë një uniformitet sa i përket lojtarëve dhe mesazheve që shpërndaheshin por edhe tifozërisë vetë.
Pra ka një koordinim shumë i mire,
Unë vet u bëra pjesë me një revistë të madhe të futbollit në Angli dhe më gjerë e cila bëri një reportazh të gjatë për Shqipqë5rinë diku te 10 faqe dhe foli me aktorë të ndryshëm të sportit shqiptar dhe të figurave shqiptare në Britani të madhe dhe aj bëri një bujë të madhe.



