Teliti: SPAK i vonuar në thirrjen e Veliajt pas 7 muajsh, zvarritja e hetimit lajm i keq (VIDEO)

Teliti: SPAK i vonuar në thirrjen e Veliajt pas 7 muajsh, zvarritja e hetimit lajm i keq (VIDEO)

Nënkryetari i këshillit bashkiak Tiranë, Dorian Teliti e cilëson të vonuar thirrjen pas shtatë muajsh nga hera e parë në SPAK, të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se çdo gjë do shihet në orët në vijim, nëse Veliaj do dalë nga SPAK si nga një takim me “kolegët”, apo si një person që i janë komunikuar akuzat.

Teliti deklaron se lajmi i mirë për Tiranën do ishte vendosja para drejtësisë jo vetëm e Erion Veliajt, por e kujtdo që ka gllabëruar paratë publike.

Drupal Ad

Nga opozita pritej që ecuria e hetimit dhe thirrja e tij të ishte më e shpejtë. Por më mirë vonë se kurrë. Ne sot presim mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë.

Veliaj duhet të raportojë para parlamentit të Tiranës për çfarë akuzohet. Kryetari i bashkisë duhet të raportojë sa herë është e nevojshme.

Flitet për dy projekte që kanë marrë para nga Bashkia e Tiranës, të dy projektet janë menaxhuar nga zonja e kryetarit të bashkisë. Që këtu jemi në konflikt interesi.

Momenti që na ka ndodhur ky veprim dhe jemi në shkelje të hapur të ligjit dhe minimumi duhet pezullimi i kryetarit të bashkisë nga detyra.

Lajm i keq do ishte zvarritja e mëtejshme e marrjes nën hetim e kryetarit të bashkisë Tiranë. Tirana ka nevojë për frymëmarrje dhe vizion të ri.

Veliaj e ka bërë Tiranën një qytet të pajetueshëm. Veliaj duhet të ishte marrë i pandehur për inceneratorin e Tiranës, por duke qenë se kjo çështje është dërguar për gjykim, do të thotë se ia ka hedhur.

Është afera e “5D”. Si është e mundur ti hahen kumbulla pas shpine?

Thirrja e fundit e Veliajt në SPAK ka qenë në prill dhe thirrja tani në dhjetor pas 7 muajsh është kohë shumë e gjatë.

Se flasim për numrin dy të qeverisë, pas Kryeministrit.

Procedura duhet të ishte shumë e shpejtë, nëse do shkonte për gjykim të shkonte, se të zvarritësh një proces drejtësie është njësoj sikur të mos bësh drejtësi.

Çdo zvarritje e procesit është mungesë drejtësie. Çdo proces duhet të nisë dhe përfundojë. Por ne shohim që është një proces që ka zgjatur shumë më tepër nga sa duhet.

Ne jemi për të vendosur para drejtësisë jo vetëm kryebashkiakun Veliaj, por këdo që është i përfshirë në afera.

Nuk mund të zvarritet procesi jemi para zgjedhjeve. Nëse do vazhdojë të jetë në detyrë do përdorë çdo instrument joligjor për të ndikuar në procesin zgjedhor.

Veliaj nuk ka mbledhur parlamentin e Tiranës dhe kryetari i Tiranës, pa marrë mendimin e Këshillit Bashkiak e miraton inceneratorin e Tiranës pa e kaluar në votim, jemi në marrjen e kompetencave të një organi tjetër.

Marrja e kompetencave të një organi tjetër është i dënueshëm penalisht. Inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe ne paguajmë.

Janë 132 milionë euro të cilat mund ta shndërronin Tiranën në një qytet më të mirë nga sa është sot.

Jemi në një situatë ku prokurorët që kanë pasur dosjen e inceneratorin, kanë shkelur detyrën, thjesht duke konstatuar se ka marrë kompetencat e një institucioni tjetër

. Fakt është që një zvarritje kaq mujore dhe zvarritje kaq mujore, nuk më ngroh dhe nuk më jep sinjale pozitiv se kryetari i bashkisë dhe ekipi i tij do jenë para drejtësisë.

Nuk kam asgjë me Erion Veliajn, por si kryetar i bashkisë më mungojnë qindra milionë euro dhe investimeve të munguara, më mungojnë kopshtet dhe çerdhet, më mungon Tirana me trafik normal, për këtë është përgjegjës ai, se nuk jam unë në krye të punëve të Tiranës.

Ka 9 vite e gjysmë që është në detyrë, ky i dha Tiranës një fytyrë tjetër, por i dha fytyrën e korrupsionit

. Ditën që Veliaj largohet ne do të protestojmë çdo javë para bashkisë Tiranë.

E njëjta gjë do ndodhë edhe me mosbindjen civile në nivel qendror, do të kërkojmë krijimin e një qeverie teknike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy