Aldi Shehu dhe Deart Dervishi nga Norma Center diskutuan në studio mbi ruajtjen e biodiversitetit dhe për kulturën e vullnetarizmit, sidomos tek të rinjtë. Ata rrëfyen detaje të projektit të tyre aktual në Shijak, ndërsa analizuan edhe impaktin e aeroportit të Vlorës në lagunën e Nartës.
Aldi Shehu
Ne jemi treguar multipolarë me projektet tona. Po shikojmë projekte si psh mbrojtja nga zjarret. Zonat më të rrezikuara janë disa. Vitet e fundit janë disa të rrezikuara për shkak të zhvillimit. Nuk kemi sistem të mirë mbrojtjeje ndaj zhvillimit. Ndërtimet, zjarret janë rrezik. Zonat më të rrezikuara janë parqet kombëtare, por edhe biosferat si liqeni i Prespës, ai i Shkodrës apo lugina e Vjosës.
Ne punojmë ngushtë me partnerët tanë. PPNEA ka qenë një prej shoqatave lider. Jemi të informuar për aeroportin e Vlorës. Kemi parë se aty ka një rrezik shumë të madh për biodiversitetin e Nartës.
Projektet tona do të shtrihen edhe në bashki të tjera. Atë që shteti nuk arrin dot ta bëjë po përpiqen ta bëjnë shoqatat.
Deart Dervishi
Ramë në kontakt me strategjinë territoriale. Pamë që dokumenti ishte shumë i vjetër. Pra nuk pasqyron atë që ndodh në terren. Nuk ka zonë të mbrojtur në Shijak dhe nuk ka biodiversitet relevant. Ka nevojë për kërkim shkencor. Në rastin e Shijakut, të dhënat janë të pakta. Pra, ky vend ka nevojë për kërkim shkencor. Ne e kapëm në një moment shumë të mirë. Ka mundësi që rezultatet që janë gjetur të përfshihen në strategjinë e re.
Shumë specie kanë një trend rënës. Pra nevoja për masa ruajtëse vjen duke u shtuar. Të tilla janë pelikani kaçurrel apo lundërza. Ne merremi me habitatet artificiale në Shijak. Çafka e verdhë është bërë simboli i liqenit të Keçëve. Kemi bretkosën shqiptare, më e rrezikuara.
Ka gjithmonë një luftë mes zhvillimit dhe ruajtjes. Narta është shumë e rëndësishme. Ka popullata flaminge të pafundme si pelikani kaçurrel, çafkat. Japin shfaqje për vizitorët. Narta është një histori e trishtë.



