
Me 94 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Rezolutën që dënon agresionin rus në Ukrainë. Mediat e Kosovës raportojnë se nuk ka pasur asnjë votë kundër apo abstenim ndaj rezolutës.
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se sulmi ndaj Ukrainës është sulm për të gjithë, duke u shprehur se në “luftën për liri të ukrainasve ne shohim veten tonë’.
Sulmi mbi Ukrainën është sulm mbi botën e civilizuar, është sulm mbi të gjithë ne. Ukrainasit nuk e filluan këtë luftë, por duhet të luftojnë sepse nëse ajo ndalon së luftuari nuk do të ketë Ukrainë. Arsyeja pse ne solidarizohemi me ta është se në luftën e tyre për liri ne e shohim veten tonë. Ne jemi popull paqedashës e liridashës. Ne kemi dënuar dhe dënojmë fuqishëm agresionin rus. Protagonisti i kësaj lufte të tmerrshme shpreson në ringjalljen e një perandorie të vdekur. Ai është produkt i një sistemi thellësisht të korruptuar.”, ka thënë ai.



