Duket gati e pabesueshme, por është në hapat e fundit për t’u bërë realitet.
Një udhëtim që merr më shumë se dy orë në autobus dhe një orë me trena të shpejtësisë së lartë, do të marrë vetëm 12 minuta, në bazë të videos së lançuar nga “Hyperloop One”, një projekt, i cili hap dyert më 8 nëntor fillimisht në Emiratet e Bashkuara Arabe me linjën Dubai-Abudabi.
Treni pritet të arrijë shpejtësinë 760m/min (1 200 km në orë). Ky sistem transporti i teknologjisë së lartë është praktikisht një tub i gjatë, i cili e fiton shpejtësinë nga fibrat e karbonit.



