Braçe i kërkon Ahmetajt listën: Të bëhen publike emrat e kompanive që kanë llogari offshore

Braçe i kërkon Ahmetajt listën: Të bëhen publike emrat e kompanive që kanë llogari offshore

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, kryetari Erion Braçe i ka kërkuar ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, që të bëhen publike kompanitë të cilat kanë marrë koncesione në Shqipëri, ndërsa rezultojnë të regjistruara në parajsa fiskale. 

Ahmetaj premtoi se së shpejti mund të bëjë një listë të tillë për të gjitha këto kompani që operojnë në vendin tonë. 

Kërkesa vjen vetëm pak ditë pas zbulimit të dokumenteve të “Paradise Papers”, në të cilat zbulohet se shumë emra të mëdhenj të politikës botërore kanë investuar në kompanitë offshore.

“Paradise Papers” i ngjan skandlit të dy viteve më parë, “Panama Papers”, mes dokumenteve të të cilit doli edhe emri i Ismail Mulletit, i afërt me familjen Berisha, që është aksioner në koncesionin e ngjyrosjes së naftës.

Debati në Komisionin e Ekonomisë 

Ahmetaj: Nuk ka ligj që të ndalojë origjinën e parave përvec atyre që vijnë nga terrorizmi, droga trafiqet e tj, instumenti i plarajsës fiskale nuk është i ndaluar në Shqipëri. Legjislacioni shqiptar, nuk e ndalon sot që flasim, nuk ndalon pjesëmarrjen e kompanive në procese jo vetëm në Shqipëri por në shumë vende.

Braçe: Një sekondë, unë pyeta sa janë, sa kontrata kompanish janë regjistruar në parajsa fiskale, dua të di sa?

Ahmetaj: Ju referoni markimin, unë referoj sektorin e naftës që vinte nga parajsa fiskale. Do ja jap unë me listë edhe pse s’është detyrë e ministrisë së Financave, do ua bëjmë me dije gjithë listën për 200 e kusur koncensionet, e do tua japim. A ka ardh koha për ligj a jo s’e di.

Braçe: Me kë flisni ju kur negocioni me këto, jam vërtet kurioz ta di kush ju përfaqëson?

Ahmetaj: Ministria e Financave apo ekonomia nuk ka pas ndonjë koncension si kontraktues, s’kam pas ndonjë eksperiencë koncensioni por në bazë të ligjit me përfaqësues ligjor me atë që bën ofertën.

Braçe: Shqiptarë?

Ahmetaj: Nuk e di, mund të jenë shqiptarë, amerikanë. A ka ardh koha për një ligj, hajde ta diskutojmë… Normat e fitmit një pjesë e tyre e kanë të deklaruar në kontratë përvec kompanive të naftës.

Braçe: Si ju rezultojnë normat e fitimit

Ahmetaj: Ka raste që canë cash floë të konsiderueshme dhe dalin me fitim negativ, ka raste që…

Braçe: Shiko e kemi marrë të mirëqenë pjesën e kompanive të naftës, jemi të qartë ca ka ndodhur në 15 vitet e fundit, është aq ulëritëse sa s’ka ku shkon më, unë po flas për pjesën tjetër duke nisur nga aeroporti i rinasit deri te dializa.

Ahmetaj: Më pyetët për rolin e parlamentit, unë nuk jam këtu për këtë.

Braçe: Jo pyeta për elementin buxhetor të 5% kush do e menaxhojë. Ky është klientelizëm. Jo ky është instrument fiskal me referencë të praktikave më të mira.Ju po thoni sikur të luajë qeveria nga mendtë e kokës

Braçe: Pse nuk ka ndodhur?

Ahmetaj: Ka ndodhur para 2013-ës. 

Braçe: Pse 100 milionë dollarë brenda një viti të prapambetura nuk është luajtje nga mendtë e kokës? Në kurriz të kujt?

Ahmetaj: Nuk shkelet deficiti, ti thua parlamenti do merret me 5%-shin në ligjin vjetor të buxhetit.

Braçe: Prandaj do ndryshojë neni.

Ahmetaj: Jo neni mbase nuk do ndryshojë.

Braçe: Unë do bëj propozimin tim.

Ahmetaj: Mund ta bësh, unë kam sjellë praktikën më të mirë ndërkombëtare

Braçe: Edhe unë… 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy