Biden kritikon vendimin e Gjykatës së Lartë për imunitetin e Trump

Biden kritikon vendimin e Gjykatës së Lartë për imunitetin e Trump

Presidenti Joe Biden kritikoi vendimin e Gjykatës së Lartë mbi imunitetin presidencial, që u pa si një fitore për kundërshtarin e tij, ish Presidentin Donald Trump, duke e cilësuar një precedent të rrezikshëm në dëm të popullit amerikan.

Drupal Ad

 

 

 

Përmes deklaratave të qeta dhe të matura të dhëna nga Shtëpia e Bardhë Biden tha se vendimi nënkupton se ka pak të ngjarë që zoti Trump të dalë në gjyq përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit për rolin e tij në përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Në vendimin e së hënës, Gjykata e Lartë u shpreh se ish-presidentët kanë imunitet absolut nga hetimet për veprimet e tyre zyrtare, si dhe asnjë lloj imuniteti për veprimet jozyrtare, një vendim që njeh për herë të parë një lloj imuniteti presidencial nga hetimi.

“Ky komb u themelua mbi parimin se nuk ka mbretër në Amerikë. Askush nuk është mbi ligjin, as Presidenti i Shteteve të Bashkuara”, tha Biden. Me vendimin e Gjykatës së Lartë, tha ai “kjo ka ndryshuar rrënjësisht”.

Ai shtoi se “unë do të respektoj kufijtë e pushtetit presidencial, siç kam bërë për tre vjet e gjysmë, por çdo president, përfshirë Donald Trumpin, tani do të jetë i lirë të injorojë ligjin”.

Presidenti Biden po kandidon për një mandat tjetër përballë kundërshtarit Donald Trump dhe ka qenë kritik ndaj veprimeve të rivalit të tij në lidhje me sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit nga mbështetësit e zotit Trump.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy