Deputetët e opozitës firmosin dokumentin, thirren për të dëshmuar Rama dhe Nushi/ Kello: Jemi në limite kohore (VIDEO)

Deputetët e opozitës firmosin dokumentin, thirren për të dëshmuar Rama dhe Nushi/ Kello: Jemi në limite kohore (VIDEO)

7 deputetët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë firmosur dokumentin ku kërkojnë që sot të dëshmojë kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushi.

Lajmin e bën të ditur gazetari Andon Kello në studion e MCN Live.

Më tej, gazetari tha se edhe nëse kërkesa shkon në duart e dëshmitarëve nuk ka më kohë pasi ditën e nesërme përfundon afati.

Janë 7 firma të 7 anëtarëve të Komisionit Hetimor nga ana e opozitës, përfshirë dhe kryetaren e komisionit Albana Vokshi për të thirrur si dëshmitarë, ata i konsiderojnë si personat kyç të kontratave koncesionare, Vilma Nushin dhe kryeministrin Edi Rama. Duket hap i vonuar me thënë të drejtën, por i nxituar në fund të përfundimit të afatit të dytë të shtyrë.

Jemi në limitet e afatit.

Nuk i detyron dot, por ka një detyrim të Gjykatës Kushtetuese për ligjin e komisioneve hetimore.

Me firmat e njërës palë mund të thirren dëshmitarët, por opozita e ka të qartë që dëshmitarët edhe mund të refuzojnë. Deri më sot kemi 10 dëshmitarë të cilët kanë refuzuar Komisionin Parlamentar në Shëndetësi, 3 prej të cilëve janë italianë, një prej tyre ka 60% të aksioneve të konsorciumit të Sterilimit, Staccini, ka dhe mjekë, mes të cilëve dhe Arben Gjata. Thirrja edhe mund të bëhet.

Është lëvizje e fundit e opozitës. Edhe nëse kjo kërkesë shkon në duart e dëshmitarëve, nuk ka më kohë, ditën e nesërme përfundon afati. Për të shtyrë sërish afatin duhet vota e socialistëve në seancë plenare në Kuvend që është ditën e nesërme.

Ish-ministri Beqaj sapo ka mbërritur në ambientet e Kuvendit për të dhënë dëshminë e lënë përgjysmë dje.

Kello tha se ky komisioni është i dështuar dhe me gjasë të dy palët do të dalin nesër me dy raporte të ndryshme.

Mendoj se komisioni do të dështojë. Komisioni ka dështuar.

Nga ana tjetër, Kello tha se protesta e të martës së ardhshme do të jetë simbolike për të kundërshtuar buxhetin e hartuar nga qeveria.

Ndërkohë, ditën e nesërme buxheti nuk është në rendin e ditës pasi është ende në komision.

Nesër ka një interpelancë mes Shehaj dhe Koçiut për Spitalin Onkologjik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy