Një skemë e dyshuar falsifikimi dhe tjetërsimi pronash në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës ka çuar në caktimin e masave të sigurisë për 12 persona, ndërsa është vendosur sekuestro preventive mbi rreth 53 mijë metra katrorë tokë.
Me kërkesë të Prokurorisë Durrës, ndaj personave nën hetim janë caktuar masat “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për veprat penale të mashtrimit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.
Sipas Prokurorisë, hetimet nisën në vitin 2022, pasi gjatë inventarizimit të regjistrave hipotekorë në ASHK Durrës u konstatuan parregullsi që ngritën dyshime për falsifikim dokumentacioni.
Nga hetimet është zbuluar një mekanizëm përvetësimi të paligjshëm të pronave në gjashtë raste, në zonën kadastrale 1574, në Kallm dhe ish-NB Frutore Durrës.
Sipas organit të akuzës, disa persona, në bashkëpunim me punonjës të ASHK-së, kanë falsifikuar dokumentet e regjistrimit të pronave, duke futur në arkiv akte të falsifikuara me numra reference, në disa raste të dubluar, si dhe duke pasqyruar data fiktive regjistrimi.
Prokuroria bën me dije se në disa raste janë hequr edhe fletët origjinale të regjistrave hipotekorë, ku pronat shtetërore janë zëvendësuar me dokumente të falsifikuara në emër të personave nën hetim.
Më pas, këto prona janë shitur te persona të tretë, me qëllim fshehjen e gjurmëve të aktivitetit kriminal. Në hetim janë përfshirë edhe disa punonjës të ASHK-së Durrës, të dyshuar se kanë regjistruar pronat mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, pa kryer verifikimet e kërkuara nga ligji. Si pjesë e këtij operacioni, autoritetet kanë vendosur sekuestro preventive mbi rreth 53 mijë metra katrorë tokë që dyshohet se është përvetësuar në mënyrë të paligjshme.
Sa më sipër, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u vendos:
1. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasin R.SH, i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’, ‘Falsifikimit të dokumentave’ dhe të ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’;
2. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasin A.K, i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;
3. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasin B.Z., i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;
4. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrengues “Arrest me burg” për shtetasin R.Z, i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;
5. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” për shtetasin Sh.Sh. i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimi’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;
6. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrengues ‘Arrest në shtëpi” për shtetasin V.M. i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;
7. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” për shtetasin A.M. i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimit’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;
8. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” për shtetasin B.XH i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimi’ dhe ‘Falsifikimi i dokumentave’;
9. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin F.XH., i biri, i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’, ‘Falsifikimit të dokumentave’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarise kriminale’;
10. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues të “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin J.M, e dyshuar për veprat penale të ‘Shpërdorimit te detyrës’;
11. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrengues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin L.D, i dyshuar për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’; dhe
12. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin A.C, i dyshuar për veprën penale te ‘Shperdorimit te detyres’.
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u vendos gjithashtu sekuestro preventive ndaj pasurive të mëposhtme:
Pasuria Nr. 276/1 Durrës me sip.27.550 m2;
Pasuria Nr. 147/8 Durrës me sip.14228 m2;
Pasuri Nr. 39/7 Durrës me sip.6000 m2;
Pasuria Nr. 462/12 Durrës me sip.3800 m2;
Pasuria Nr. 143/21 Durrës me sip.5500 m2;
Pasuria Nr. 143/22 Durrës me sip.5500 m2;
Pasuria Nr 276/91 Durrës me sip.500 m2;
Pasuria Nr 276/84 Durrës me sip.7000 m2;
Pasuria Nr 276/89 Durrës me sip.500 m2;
Pasuria Nr 276/90 Durrës me sip.500 m2;
Pasuria Nr 276/88 Durrës me sip.500 m2;
Pasuria Nr 276/87 Durrës me sip.3000 m2; dhe
Pasuria Nr 276/85 Durrës me sip.6000 m2.



