Ndoka: Berisha-Meta i kanë nxjerrë gjumin Ramës, e kanë terrorizuar. Kemi një palaço cirku Kryeministër (VIDEO)

Ndoka: Berisha-Meta i kanë nxjerrë gjumin Ramës, e kanë terrorizuar. Kemi një palaço cirku Kryeministër (VIDEO)

Ish-deputeti Nard Ndoka thotë se Edi Rama ka bërë çfarë ka pasur në dorë dhe ka shkelur të gjithë rregullat duke përdorur dhe sistemin e drejtësisë, që të krijojë probleme te opozita edhe në mënyrë institucionale dhe ligjore, teksa iu referua regjistrimit të emrit të Ilir Metës si kryetar i koalicionit opozitar.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se Edi Rama ka bërë goxha dëme, se është në panik dhe se e kupton se përballja me rregulla të qarta loje, por se është në pamundësi, apo pret një ndëshkim spektakolar.

Sipas tij, në 30 vite nuk ka ndodhur asnjëherë çfarë ka bërë Edi Rama për prishjen e standardeve.

E përcaktojmë ne se kush do jetë lideri i një opozite, se jemi tre parti politike dhe kemi vendosur ne se Sali Berisha është drejtuesi i koalicionit.

Ky nëpërmjet mekanizmave politike e ktheu KQZ kundër opozitës dhe vendosi diçka krejt tjetër.

Rama është urdhëruesi, frymëzuesi, pengmarrësi, i përdor dhe i keqpërdor, por një lojë e tillë e pistë nuk ka ndodhur në këto 30 vite që një Kryeministër të kap liderin e opozitës dhe ta blejë.

Kjo ka ndodhur me Lulzim Bashën.

Ndoka shtoi se Partia Demokratike nuk është në kushtet institucionale më të mira se ka një kryetar të zgjedhur nga anëtarësia dhe Edi Rama ka zgjedhur një tjetër, duke e cilësuar si një rast unikal për të hyrë në Guinnes, ku Edi Rama me institucionet e kapura vendos kryetarin e opozitës.

Ai tha se të gjithë janë kundër Edi Ramës dhe se shumica e deputetëve që kanë mbetur për inerci te grupimi i Enkelejd Alibeaj dhe për detyrime morale politike, ku disa janë dhe të frustruar nga pjesa e ndërkombëtarëve.

Ndërkohë deklaroi se këta kanë ngelur individë që nuk janë orientuar për momentin por e kuptojnë se sot rreziku përballë është Edi Rama dhe se kemi qeverisjen më anti-demokratike, dhe kemi një Kryeministër tallava.

Berisha është lideri i opozitës shqiptare dhe përtej opozitës. E pranon dhe vetë Ilir Meta një gjë të tillë, nuk ka një duel mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.

PD nuk do të jetë kurrë në duart e Ilir Metës, për shkak se ka shumë personazhe që mund ta drejtojnë PD. Sot Ilir Meta është një vlerë e shtuar për opozitën dhe është një garanci e shtuar për fitoren e disa bashkive

. Është potencial elektoral që ka marrë 100 mijë vota në zgjedhjet e fundit. Partia e Lirisë bën balancat sot edhe për Bashkinë Tiranë, Durrës, Elbasan.

Nuk ka tendencë Ilir Meta për të kaluar përtej. Basha u prodhua në sera, kryetari duhet të testohet. Sot nuk diskutohet pjesa e lidershipit, këto janë për të ardhmen, sot besimi maksimal është te Berisha.

Përballja me Ramën është një dyshe Berisha-Meta dhe kjo e ka terrorizuar.

Pas 14 majit, nëse do ketë rezultat spektakolar është meritë e padiskutueshme e zotit Berisha dhe ai do vazhdojë procesin e hapjes së PD, zoti Berisha pas 14 majit flet me rezultat, vota orienton çdo lloj politikani në vendimmarrjen e tij.

Nëse nuk ka rezultat të mirë do ketë lëvizje politike, por sot këto dy personazhe e kanë tmerruar Edi Ramën.

E ke parë sot çfarë paniku ka Rama, e ka mbushur Shqipërinë me posterat e tij, që kushtojnë miliona.

Pavarësisht se ky i ka nën presion. Fytyra e tij është fytyra më e urryer për shqiptarët, ai nuk fut Alibeajn aty, fut Sali Berishën dhe Ilir Metën, këta ia kanë nxjerrë gjumin atij.

Edi Rama është kryetari i gjithë bashkive të Shqipërisë, por prapë nuk e fsheh veten. Doli me tallava duke kërcyer, kemi një palaço cirku Kryeministër.

Një Kryeministër i papërgjegjshëm, në vend që të flasë për hallet e tyre. Nuk është votuar që të na bëjë palaçon e cirkut në çdo takim përballë shqiptarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy