
Po rriten në mënyrë shqetësuese, rastet e kolerës në Jemeni, i cili për vite me radhë është goditur nga lufta që ka mbjellë dhjetëra mijëra vdekje. Sipas raportimeve të OKB-së, më shumë se 460 mijë raste të dyshuara të kolerës janë regjistruar në vitin 2019, ndërsa vitin e kaluar janë regjistruar 380 mijë. Zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq, i cituar nga mediat arabe, tha se kjo rritje ka çuar në vdekjen e 705 njerëzve që ndoshta u godit nga kolera nga janari deri sot.
Vitin e kaluar pati 75 vdekje në të njëjtën periudhë.



