Tullumbacet helmuese/ Bregu: Policia s’ka bazë ligjore për ta ndaluar. Topalli: Alarmante, ulja e moshës së përdoruesve

Tullumbacet helmuese/ Bregu: Policia s’ka bazë ligjore për ta ndaluar. Topalli: Alarmante, ulja e moshës së përdoruesve

Gazetarët Sokol Bregu dhe Aida Topalli të ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN” kanë folur me fenomenin e shumë përhapur tek të rinjtë me tullumbacet helmuese.

Bregu tha se ajo është futur prej kohësh kryesisht në festa dhe deri më tani policia nuk  ka asnjë bazë ligjore për të marrë këto tullumbace, ndërsa theksoi se me një udhëzim të OKB-së nga fillimi i tetorit beson se do të ndalohet.

Është futur prej kohësh fillimisht është futur për festa, ndonjëherë ka një gjendje në të qeshura, por shkon dhe në gjendje afër të faktit. Minorenët nuk e kuptojnë se çfarë janë duke bërë. Ata thonë se është një gaz mjekësor dhe jepet me lejen e mjekut, por mendoj se nga fillimi i tetorit ajo do të ndalohet sepse OKB i përcakton qartë udhëzimet. Duhet të dilte udhëzimi i OKB sepse nuk mund ta ndalësh ndryshe. Ne po flasim në këtë moment dhe ata janë të lirë sepse policia nuk mund ta ndalojë se s’ka asnjë bazë me çfarë ta ndalojë. Ndërsa me këtë të drejtë policia mund ta ndalojë. Kur bëhet e jashtëligjshme do bëhet dhe më e shtrenjtë. Aktualisht kap vlerën e 2 - 3 mijë.

Më tej Bregu shtoi se herët ata që konsumonin drogë ishin me gishta dore dhe dukeshin të fortë si ata që vrasin dhe ata që përdornin drogë, ndërsa tha se aktualisht zhvillimi i shoqërisë po ecën me ritme shumë të shpejta.

Kur i shihnim në Francë apo Angli thoshim jo more këtu nuk rrihet, por erdhi dita që dhe në tiranë të të vijë ajo kohë. Ne nuk jemi vendi më i pasur në Evropë por po ti shohësh të gjithë janë me celularët e fundit. Ne e kemi zhvillimin e shoqërisë e duam me shpejtësi marramendëse dhe jo më kot OKB para tre vitesh nxori që shqiptarët në raport me popullsinë janë Numri një në raport me përdorimin e kokainës.

Nga ana e saj gazetarja Topalli sqaroi se kjo lëndë nuk konsiderohet as drogë dhe mbi të gjitha nuk ka as ndonjë erë karakteristiëke për ta identifikuar siç ndodh për shembull me kanabisin, teksa ngriti si alarm uljen e moshës tek të rinjtë përdorues.

Njihet si gazi i lumturisë apo të qeshurit, përdoret dhe në ushqime, kek apo shllak që ti mbajë të fryrë , por nuk konsiderohet drogë. Në Anglia në çdo rrugicë të Londrës ke bombola të mëdha për mbushje personale. Anglia ka bërë dhe veprime për ta ndaluar por është konsideruar si shkelje e të drejtave të njeriut. Ndalim smund të jepet por besoj se do ketë një kontroll dhe s’mund ta shërbesh kështu. Përdoruesit e kokainës sa vjen dhe janë rritur dhe më e keqja është shtuar rinia ajo që po e konsumon. Ke grupe rinore që tashmë nuk përdorin më kokainë dhe mrijuan, por ato sintetike dhe fillon nga 16 vjeç dhe sipër. Është ulur grup mosha e përdoruesve të drogës, janë shtuar varietetet e drogës kanë dalë varietete të reja. E keqja është se nuk ka as aromë për ta kuptuar siç ndodh për shembull me kanabisin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy