
Me ardhjen e festave të fundvitit që përkon edhe me konsumimin më të tepërt të ushqimeve, shtohet edhe numri i alergjive të stinës.
Në këtë kuadër mjeku alergolog nga Spitali Francez pranë QSUT-së, Mehmet Hoxha, solli për mikrofonin e “MCN live”, disa këshilla të cilat shpesh atakojnë qytetarët gjatë kësaj periudhe.
Sipas tij, konsumimi i tepër i ushqimeve çon në disa raste në alergjitë e stinës, shto kësaj ehe faktin se virozat janë aktuale në këtë periudhë.
Është një periudhë intensive e pacientëve të cilët paraqiten me alergji në këtë periudhë kohore, kemi 10-15 raste në vizitat specialistike në klinikë dhe deri në 15 ratë në urgjencë.
Shpesh shkaktarët e alergjisë janë akarienet ose alergjitë nga pluhurat e shtëpisë, që rëndohen në këtë periudhë kohore, rëndom pasi koncentrimi i këtyre ndodh nga lagështia e përditshme. Në këtë kuadër kemi edhe virozat e stinës, pra lidhja mes alergjive dhe virozave të stinës është e dukshme, prekja e individëve rëndon njerëzit.
Nga ana tjetër kemi patologjitë akute, që ndodhin shpesh për shkak të konsumimit të ushqimeve në këtë periudhë festash, ku të gjithë konsumojmë më shumë seç duhet, kështu që kemi një rritje të numrit të sëmurëve ne këtë rast.
Frutat e thata, veçmas kikiriku, janë alergen madhor qe predisponojnë drejt alergjive, pastaj frutat e detit, vezët, qumështi, soja, që sjellin alergji.
Gjithashtu alkooli shërben si bashkëfajtor dhe rrit predispozitat për të dhënë anafilaksi.
Kështu që duhet të jemi të kujdesshëm edhe me ushqimin që konsumojmë jashtë, përgjatë kësaj periudhe, sepse shpesh nuk mund të dallojmë a është alergji apo helmin nga ushqimi.



