Rama: Pjesa më e madhe e qelbit të korrupsionit buron nga prokurimet. Do ta kapërcejmë përmes Inteligjencës Artificiale

Rama: Pjesa më e madhe e qelbit të korrupsionit buron nga prokurimet. Do ta kapërcejmë përmes Inteligjencës Artificiale

Kryeministri Edi Rama tha në episodin e radhës të podcast-it “Flasim” se nga prokurimet buron pjesa më e neveritshme e qelbit të korrupsionit në Shqipëri. Ai theksoi se përmes modelit të inteligjencës artificiale dhe alogritmit, mund të neutralizohet në një masë shumë të madhe ky burim qelbi, duke e bërë procesin transparent dhe të lexueshëm.

Prokurimet janë një problem nga ku burojnë plot pasoja dhe nga ku buron edhe pjesa më e neveritshme e qelbit të korrupsionit. Ne bëjmë mijëra prokurime në vit dhe janë dhjetëra mijëra anëtar komisionesh, njerëz, persona, që duhet të marrin pjesë. Të gjithë këta njerëz jo thjesht duhet të kenë integritet, por duhet të disponojnë dijen e nevojshme ligjore për atë gjë që po bëjnë, duhet të disponojnë dijen teknike. Një pjesë e problematikës është mungesa e kompetencës.

Me modelin të Inteligjencës Artificiale ne mund ta kapërcejmë komplet. Dhe duke e kapërcyer komplet, ne nga njëra anë ne s’kemi më nevojë për këtë konsum të madh energjish njerëzore për të bërë gjithë këto procese dhe nga ana tjetër neutralizojmë në një masë shumë të madhe atë burim qelbi. E kthejmë procesin e prokurimit të  fondeve publike në një proces totalisht transparent dhe të thjeshtë dhe të lexueshëm. Sepse në fund të ditësh ato qindra mijëra ndërveprime që bëjnë njerëzit, ato i bën algoritmi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy