Administrata e Joe Biden deklaroi të premten se Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar gjatë operacionit të tij ushtarak në Gaza, duke përdorur armë të furnizuara nga Amerika.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se kushtet e luftës i penguan zyrtarët amerikanë që ta përcaktojnë me siguri në sulme ajrore specifike.
Gjetja e provave “të arsyeshme” për të arritur në përfundimin se aleati i SHBA-ve kishte shkelur ligjin ndërkombëtar i cili mbron civilët në mënyrën se si e zhvilloi luftën e tij kundër Hamasit ishte deklarata më e fortë që administrata Biden ka bërë për këtë çështje.
Gjetjet u publikuan në një përmbledhje të një raporti që i cili iu dorëzua Kongresit të premten.
Por paralajmërimi se administrata nuk ishte në gjendje të lidhte armë specifike amerikane me sulmet individuale nga forcat izraelite në Gaza, mund t’i japë administratës liri në çdo vendim të ardhshëm nëse do të kufizojë dispozitat e armëve ndaj Izraelit.
Raporti thotë se duke pasur parasysh “mbështetjen e konsiderueshme” të Izraelit në armët e prodhuara nga SHBA, ishte “e arsyeshme të vlerësohej” se ato ishin përdorur nga forcat e sigurisë izraelite në raste në kundërshtim” me detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar humanitar ose me praktikat më të mira për zbutjen e dëmeve civile.
Ushtria izraelite ka përvojën, teknologjinë dhe njohuritë për të minimizuar dëmet ndaj civilëve, por rezultatet në terren, përfshirë nivelet e larta të viktimave civile, ngrenë pyetje thelbësore nëse ushtria izraelite po i përdor ato në mënyrë efektive në të gjitha rastet.



