
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, e sheh si të dështuar që në hapat e parë propozimin e kryedemokratit Lulzim Basha për vetingun në politikë. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Balla është shprehur se vetingu i propozuar nga selia blu është propagandë politike.
“Propozimi i Bashës është i dështuar dhe propagandë politike.Është si t'i zësh rrugën me ferra reformës në drejtësi. Gati për veting të vërtetë, reforma në drejtësi e garanton 100 %.BKH & SPAK garantojnë plotësisht vetingun e politikanëve. BKH & SPAK nuk ndalen vetëm tek politikanët, por edhe te familjarët. Propozimi i Bashës shmang hetimin e familjarëvë. Gati për çdo propozim që s'prek reformën në drejtësi dhe vijimin e vetingut për gjyqtarët e prokurorët”, tha Balla.
Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste është votuar përjashtimi i deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani.



