Izraeli i bën thirrje shtetasve të vet që të largohen nga Turqia

Izraeli i bën thirrje shtetasve të vet që të largohen nga Turqia

Ditën e sotme ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid u bëri thirrje shtetasve izraelitë që ndodhen në Turqi të largohen nga ky vend sa më shpejt të jetë e mundur, nga frika e sulmeve iraniane.

Pas një serie sulmesh terroriste iraniane në javët e fundit kundër izraelitëve që po pushojnë në Stamboll, ne u bëjmë thirrje izraelitëve që të mos fluturojnë drejt qytetit turk dhe nëse jeni tashmë atje, kthehuni në Izrael sa më shpejt të jetë e mundur.

Javët e fundit, shtypi izraelit ka raportuar për tentativa sulmesh kundër izraelitëve në Turqi, duke cituar burime që kanë kërkuar anonimatin. Këto sulme janë penguar falë një bashkëpunimi midis shërbimeve të sigurisë izraelite dhe turke, pasi dy vendet i kanë forcuar marrëdhëniet e tyre muajt e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy