Nëse më parë jeni tunduar nga perspektiva e blerjes së një shtëpie të shkatërruar në Itali për 1 euro, ky vendim i fundit nga një qytet italian për të joshur të sapoardhurit mund t'ju bindë që ta ndërmerrni këtë hap.
Qyteti Troina i Siçilisë po bashkohet me të tjerët si Mussomeli dhe Zungoli, duke hedhur në treg dhjetra shtëpi të braktisura për më pak se kostoja e një kafeje.

Në fakt, autoritetet lokale janë aq të etura për të tërhequr banorë të rinj në lagjen antike të qytetit që po pakësohet, sa po ofrojnë ndihmë me kostot e rinovimit të banesave pë rata që bien dakord të marrin banesën.
Kryebashkiaku Sebastiano Fabio Venezia thotë se ai shpreson që skema, e cila nisi në fund të nëntorit, do të sjellë një jetë të re në qendrën historike të qytetit.

Zona ka qenë në rënie gjatë dekadave të fundit për shkak të shumë vendasve që zhvendoseshin në shtëpi më moderne rreth Troina-s, ose që largoheshin përfundimisht nga qyteti.
“Dua ta shpëtoj rrethin tonë të vjetër nga zhdukja dhe të rimarr madhështinë e tij të dikurshme, kur ishte kryeqyteti Norman i Siçilisë. Struktura e lashtë urbane duhet të rimodelohet në tërësinë e saj dhe synoj ta bëj shumë shpejt”, tha Venezia për “CNN Travel”.

Në mënyrë që të përshpejtojë procedurat e shitjes, ai ka ngritur një task forcë shumëgjuhëshe të strehimit dhe me ekspertë ligjorë për të ndihmuar blerësit e rinj gjatë gjithë procesit, si dhe një agjenci në internet, ‘HouseTroina’.
Megjithëse shtëpitë me 1 euro nuk janë aktualisht në dispozicion për t'u parë në faqe, ato pritet të shtohen në fund të janarit.

"Ne nuk duam që blerësit e mundshëm të mos humbasin në burokraci ose të trembin me dokumente të lodhshme", shpjegon Venezia.
Ndërsa udhëtimet ndërkombëtare aktualisht janë të kufizuara për shkak të pandemisë, blerësit e interesuar mund të shikojnë pronat e disponueshme online dhe të dërgojnë me email një project-draft të tij tek ekipi në casea1euro@comune.troina.en.it.

Sipas Venezia, afërsisht 30 banesa me një euro janë menjëherë në dispozicion, ndërsa 100 shtëpi të tjera ka të ngjarë të dalin në treg pasi ish-pronarët t'i dorëzojnë në bashkinë e qytetit.
Blerësit pritet të paguajnë një garanci depozite prej 5,000 euro, e cila do t'u kthehet atyre pasi të ketë përfunduar rinovimin.

Ndërsa plani përfundimtar i rindërtimit mund të dorëzohet një vit pas blerjes, puna duhet të fillojë dy vjet pasi blerësi të marrë pronën. Dhe puna e rinovimit duhet të përfundojë tre vjet pas blerjes.

Ata që zgjedhin një vendbanim prej 1 euro ose një prej shtëpive më të lira të nivelit të sipërm brenda qendrës së vjetër mund të marrin "bonuse rikthimi" deri në 15,000 euro, si dhe 10,000 euro të tjera për punime eficente në rrjetin e energjisë.

Dhe nëse jeni të gatshëm të vendoseni dhe të bëheni një banor i përhershëm i Troina-s, por jeni më pak të prirur për të marrë përsipër detyrën e rinovimit të një prone të shkatërruar, zyrtarët e qytetit janë të gatshëm t'ju ofrojnë deri në 8,000 euro për të blerë një shtëpi që nuk kërkon rinovim.
"Ndodh shpesh që kur vizitorët shfaqen duke kërkuar një marrëveshje prej 1 euro ata vendosin në fund për shtëpi të rinovuara që fillojnë me 10,000 euro," shpjegon Venezia.

Falë çmimeve relativisht të ulëta të pasurive të patundshme lokale, disa banorë të rinj kanë paguar më pak se 5,000 euro për prona të tjera këtu.

Ka shumë përparësi për të blerë një shtëpi në rrethin antik të Troina-s. Jo vetëm që pronarët e rinj kanë të drejtë për tarifa kopshtesh falas për fëmijët e tyre, si dhe një autobus për në shkollë falas, por nuk janë të detyruar të paguajnë taksat e pronës dhe shërbimeve të qytetit për tre vjet.
Përkthyer nga CNN. Ndalohet ribotimi i artikullit pa burimin MCN.al






