Hetimet për prishje rruge/ Elbasani i nis kryesisht, dosja pritet t’i kalojë SPAK (VIDEO)

Hetimet për prishje rruge/ Elbasani i nis kryesisht, dosja pritet t’i kalojë SPAK (VIDEO)

Një javë pas nisjeve të hetimeve nga Prokuroria e Elbasanit, ende nuk ka asnjë përgjegjës për prishjen e rrugës në aksin Elbasan-Librazhd. Ndërsa dosja pritet ti kalojë SPAK kjo për shkak edhe të kompetencës për veprat penale të dyshuara.

 

Për shembjet në aksin e Jug-Lindjes, zyrtarisht prokuroria e Elbasanit në rrjetin e saj social njoftoi se “në përgjigje të interesimit të mediave të ndryshme, bën me dije se ka filluar kryesisht procedimin penal për dëmtimet që kanë sjellë bllokimin tërësor të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec. 

 

Ky procedim penal është regjistruar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, “Shkatërrimi i rrugës”, “Ndotja e ajrit, ujit apo tokës”, parashikuar respektivisht nga nenet 248, 258, 155 dhe 201 të Kodit Penal. Për këtë qëllim është krijuar një grup hetimor”.

 

E teksa ky hetim ka nisur dhe ende nuk ka një rezultat, hekurudhën e cila është pranë këtij baseni është krejt e dukshme që e ka marrë erozioni. Si një efekt natyror apo abuzim nga njeriu? Këtë do duhet ta thotë prokuroria. Por në këtë basen për dy vite lejet e shfyrtëzimit të Inerteve janë në miliona metër kub.

 

Referuar materialeve të lexuara nga emisioni FactCheck në MCN TV rezulton se:

 

Kompania ANK, fituese e lotit 4 të zgjerimit të rrugës Elbasan–Qafë Thanë (20 mln euro), ka marrë licencën më 19 dhjetor 2024 me afat deri më 19 dhjetor 2027. Leja i jep të drejtën të shfrytëzojë 490.000 m² shtrat lumor dhe të marrë deri në 71.561 m³ inerte gjatë gjithë periudhës.

 

Në korrik 2023, Alb-Building, që fitoi lotin e parë të kësaj rruge (21.8 mln euro), mori leje deri në 2027 për 610.710 m² sipërfaqe shfrytëzimi dhe deri në 1.858.911 m³ inerte në total gjatë afatit të saj.

 

Në prill 2024, kompania “4 AM” u pajis me leje trevjeçare (deri në 2027) për projektin “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë Thanë (Faza II)” (24.2 mln euro). Leja mbulon 175.824 m² dhe lejon nxjerrjen e 949.449 m³ inerte në total.

 

Alb-Building ka marrë edhe një leje tjetër në korrik 2025, me afat deri në 2028, për projektin “Ndërtim aksi rrugor Papër–Ura e Grykshit (Faza III)”. Në këtë rast kompania mund të shfrytëzojë 111.834 m² dhe të marrë deri në 226.807 m³ inerte.

 

Leja e pestë i përket kompanisë Salillari, dhënë në qershor 2025 me afat deri në 2028 për projektin “Ndërtim aksi rrugor Elbasan–Papër (Faza I)” (20 mln euro). Sipërfaqja e shfrytëzimit është 169.773 m² dhe sasia totale e inerteve që lejohet të merret është 425.000 m³.

 

Në total, pesë lejet për shfrytëzimin e basenit të Shkumbinit për projekte rrugore publike lejojnë nxjerrjen e 3.531.728 metrave kub inerte, një volum i konsiderueshëm ndërhyrjeje në shtratin e lumit, në një zonë ku është raportuar edhe shembje masive e terrenit pranë kantierëve të rrugës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy