Padia ndaj Veliajt për shpifje/ Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme

Padia ndaj Veliajt për shpifje/ Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme

Kryedemokrati Lulzim Basha është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, pas padisë së ngritur për shpifje ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se seanca është shtyrë për shkak se Basha ka kërkuar të përballet me Veliajn për akuzën e shpifjes duke mos u tërhequr. Data e radhës e përballjes është caktuar 24 shtator.

Gjatë paraqitjes së tij, Basha ka thënë se “do të jetë i pranishëm në çdo seancë të çështjes”.

Në tetor të 2020-s, kryedemokrati Basha ka akuzuar kreun e Bashkisë Veliaj, për “shpifje”.

Basha i ka konsideruar si shpifje akuzat e Veliajt se kryedemokrati është bërë me katër shtëpia pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjithashtu Veliaj ka thënë se Basha ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit dhe ka ndërtuar pa leje.

Kryetari i PD-së i ka konsideruar si “të pavërteta” dhe të bëra me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme.

Çështja, më parë në Gjykatën e Lartë, u ridrejtua drejt Gjykatës së Posaçme, me arsyetimin se Gjykata e Lartë nuk ka kompetencë për ta gjykuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy