17 të vrarë nga të shtënat me armë në një shkollë në Florida (VIDEO)

17 të vrarë nga të shtënat me armë në një shkollë në Florida (VIDEO)

Një ish-student ka shkaktuar masakër në një gjimnaz në Florida, duke vrarë 17 persona. Ngjarja mësohet se ka ndodhur fill pas mbarimit të mësimit, kur 19-vjecari Nikolas Cruz ka shtypur alarmin e zjarrit, me qëllim për të krijuar kaos dhe grumbullim të madh të nxënësve dhe stafit, dhe vrasjen e sa më shumë njerëzve. Më pas ai ka nisur të qëllojë pa mëshirë me automatik, duke vrarë 17 persona, teksa shumë të tjerë kanë nxituar duke dalë nga shkolla të alarmuar. Ndërkohë që shumë nxënës janë mbajtur të fshehur nga mësuesit në ambientet e brendshme të shkollës, derisa u nxorrën prej aty nga forcat e policisë. Këto të fundit, mundën në arrestojnë autorin e vrasjes masive, i cili rezulton të jetë një nxenës i përjashtuar nga shkolla. Ky dyshohet të jetë edhe motivi i vrasjes, teksa drejtuesit e shkollës dhe të policisë konfirmuan për mediat se 19-vjeçari ishte përjashtuar për arsye disiplinore. Teksa vijojnë hetimet, presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar ngjarjen e rëndë. "Lutjet e mia dhe ngushëllimet shkojnë për familjet e viktimave të të shtënave të tmerrshme në Florida. Asnjë fëmi, asnjë mësues apo kushdo tjetër nuk duhet të ndihet më i pasigurtë në shkollat amerikane"-shkruante Trump në mesazin e tij në twitter. 

 

 

 



 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy