26-vjeçari Wu Yongning, ka humbur jetën pasi performanca e tij e fundit nuk ka shkuar ashtu siç duhej.
Yongning filmonte gjithnjë veten teksa ndërmerrte veprime të rrezikshme për jetën e tij, e më pas i publikonte ato në internet, por kësaj here ai është rrëzuar teksa ka filmuar veten duke tentuar të ecë anash gradaçelës 62-katëshe në Kinë.
Incidenti u kap në një aparat fotografik që Wu kishte vendosur në një pjesë tjetër të ndërtesës për të regjistruar veten e tij.
Trupi i 26-vjeçarit u gjet disa orë më pas nga një xhamalarës, në një tarracë dytësore, 15 metra nga ajo që ra Wu Yongning.
I njohur si “kinezi i parë që ecën mbi çati”, Wu kishte një milion ndjekës në rrjetet sociale dhe kishte postuar mbi 300 video. Ai ka mbajtur 217 seanca live-streaming dhe është paguar rreth 55.000 juan (£ 6,000) për të bërë shfaqje të tilla.



