Aligatori 4 metra i gjatë kapet në parkun e New York-ut

Aligatori 4 metra i gjatë kapet në parkun e New York-ut

Një aligator 4 metra është kapur në një park në Nju Jork. Zvarraniku, i cili thuhet se është mbiquajtur Godzilla, u pa të dielën në mëngjes nga stafi në Parkun Prospect në Brooklyn.

Ata kontaktuan autoritetet e parkut, të cilët më pas kapën algatorin në liqenin e parkut. Më vonë u dërgua në kopshtin zoologjik të Bronksit.

Aligatorët janë vendas në juglindje të SHBA-së, në shtete me klimë të ngrohtë si Florida dhe Luiziana. Të dielën, temperaturat në Nju Jork arritën majat prej 9C (48.2F).

NYC Parks, autoriteti përgjegjës për hapësirat e gjelbra të metropolit, tha se kafsha ishte në një gjendje të keqe, "shumë letargjike dhe ndoshta e tronditur nga i ftohti" kur u gjet.

Nuk dihet se si u shfaq aligatori në liqen, por autoriteti ka paralajmëruar banorët që të mos lëshojnë kafshë në parqet e qytetit, të cilat sipas tij ishin të paligjshme.

Askush nuk u dëmtua nga aligatori, i cili po "vlerësohet", tha NYC Parks. Krahas "rrezikut të mundshëm" të lejimit të kafshëve në parqet e qytetit, kafshët e egra jo-indigjene mund të "çojnë në eliminimin e specieve vendase dhe cilësinë e pashëndetshme të ujit", tha autoriteti.

Çdo vit, Urban Park Rangers në të gjithë qytetin u përgjigjen rreth 500 raporteve që përfshijnë kafshë, tha NYC Parks.

Aligatori i kapur

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy