Musk i kërkon Macron-it të shpjegojë arrestimin e Durov

Musk i kërkon Macron-it të shpjegojë arrestimin e Durov

Manjati amerikan i teknologjisë, Elon Musk, i ka kërkuar presidentit francez Emmanuel Macron që të hedhë dritë mbi arsyet e arrestimit të themeluesit dhe CEO të Telegram, Pavel Durov. Sipërmarrësi rus u arrestua javën e kaluar pasi mbërriti në aeroportin Paris-Le Bourget.

Autoritetet gjyqësore franceze i kanë zgjatur dy herë paraburgimin Durov. Zyra e Prokurorit Publik të Parisit ka deklaruar se ai është arrestuar si pjesë e një hetimi të gjerë penal.

“Do të ishte e dobishme për publikun global të kuptonte më shumë detaje se pse u arrestua”, shkroi Musk në një koment nën postimin e Macron në X (ish-Twitter).

Të dielën, udhëheqësi francez shkroi në X për të mohuar të kishte ndonjë motiv politik për ndalimin e Durov. Ai këmbënguli se arrestimi është pjesë "një hetimi gjyqësor në vazhdim" në të cilin gjykatat do të vendosin për fatin e sipërmarrësit.

Durov ka thënë se është përballur me presion nga SHBA. Në një intervistë me gazetarin amerikan Tucker Carlson në prill, ai pretendoi se kishte marrë "shumë vëmendje" nga FBI dhe agjenci të tjera të zbatimit të ligjit ndërsa ishte në tokën amerikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy