
Kongresi amerikan po shqyrton listën me 210 emra politikanësh dhe oligarkësh, të cilët kanë lidhje të ngushta me Kremlinin dhe presidentin rus Vladimir Putin. Po departamenti amerikan i Thesarit tha se nuk bëhet fjalë për listë sanksionesh, ndërkohë që Kremlini e konsideron si një hap provokues që përshkallëzon tensionet.



