Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës/ Prezantohet raporti paraprak nga relatorët

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës/ Prezantohet raporti paraprak nga relatorët

Komisioni Hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, është mbledhur për të bërë gati draftin e raportit që më pas do t’i dorëzohet parlamentit për votim.

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, gjithashtu dhe sekretare e Komisionit tha se janë shqyrtuar të gjitha aktet në dispozicion dhe raportet e ekspertëve ligjorë. Bushka ka parashtruar para anëtarëve provat që ata kanë arritur të mbledhin deri në këtë fazë.

Ata kanë kërkuar të ketë një përmbledhje ekzekutive të shkurtër të raportit.

“Konsiderohet që ne disponojmë të gjithë materialin e nevojshëm për të vijuar me draftimin e një projekt raporti. Kemi shqyrtuar të gjitha aktet që kishim në dispozicion, përfshi dhe raportet e ekspertëve ligjorë dhe gjykojmë që raporti të ketë një strukturë të tillë”, tha ajo.

Raporti paraprak dhe provat e mbledhura gjatë punës së Komisionit që në ngritje të tij, u janë parashtruar anëtarëve, nëse ata do të kenë ndonjë sugjerim apo prova të tjera, përpara se versioni paraprak të finalizohet.
Sipas relatores Bushka, raporti paraprak që më pas do ta kenë të gjithë anëtarët në dorë, do të jetë tepër voluminoz, duke bërë ditur kësisoj se Komisioni ka siguruar mjat prova për shkeljet e Metës, që sipas tyre legjitimojnë shkarkimin e Presidentit.

Ndërsa kryetari i Komisionit, Alket Hyseni u shpreh se, “raporti do të marrë parasysh qëndrimin e të 9 anëtarëve që janë shprehur, sepse përbëjnë bazën e asaj çka ne do të paraqesim në seancën plenare”.

Ai kërkoi që gjuha e përdorur të jetë sa më profesionale.

“Do t’i qëndrojmë strikt detyrës tonë nga pikëpamja proceduriale”, tha ai.

Ndërsa relatori Arlind Çaçani u shpreh se, “në raport do të përfshihen të gjitha çështjet e trajtuara gjatë mbledhje të Komisionit.

Ai renditi disa nga pretendimet e Komisionit.

“Shkelja e betimit të Presidentit. Shkelja e detyrimeve kushtetuese të Presidentit për të qenë përfaqësues i unitetit kombëtar. Shkelja e detyrimeve kushtetuese për të mos ushtruar aktivitet partiak. Shkelja e detyrimeve kushtetuese për të mos ushtruar asnjë kompetencë që nuk është parashikuar në Kushtetutë dhe në ligj. Cenim i të drejtave kushtetuese të individëve. Cenimi i procesit zgjedhor. Cenimi i sigurisë dhe rendit. Cenimi i marrëdhënieve me partnerë strategjikë të Shqipërisë. Cenimi i imazhit dhe reputacionit të vendit. Cenim i figurës së Institucionit të Presidentit dhe abuzim me kompetencat kushtetuese të Presidentit”, tha Çaçani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy