Sistemi energjitik, Olivero: I rëndësishëm një bashkëpunim Shqipëri-Itali. Cecchini: Të gatshëm për ta mbështetur (VIDEO)

Sistemi energjitik, Olivero: I rëndësishëm një bashkëpunim Shqipëri-Itali. Cecchini: Të gatshëm për ta mbështetur (VIDEO)

Si po ndryshojnë politikat e Bashkimit Europian në sektorin energjitik dhe ku gjendet Shqipëria?

Lidhur me këtë profesori italian Sergio Olivero, drejtor i komisionit 5 të BE për energjinë, në një lidhje skype me MCN Informacion u shpreh se burimet e energjisë së rinovueshme nuk kanë produkt konstant.

Ai tha se një bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Italisë është i domosdoshëm, teksa theksoi se vendi ynë ka najë potencial të jashtëzakonshëm sa i përket burimeve ujore dhe atyre fotovoltaike për prodhimin e energjisë.

BE lidhur me energjinë e rinovueshme ka disa rregulla që burojnë nga direktivat evropiane të fokusuara te aftësia për të prodhuar energji brenda të njëjtin territor.

Në të njëjtën kohë ka një rëndësi thelbësore dhe akumulimi i energjisë, sepse sa i përket burimeve të energjisë së rinovueshme si ajo e erës apo të tjera nuk janë të qëndrueshme, s’kanë produkt konstant të qëndrueshëm.

Për shembull nëse flasim për panelet diellore ato gjatë natës nuk prodhojnë energji, apo kur është kohë me re dhe shi nuk prodhojnë energji dhe pastaj duhet të flasim për ndryshimin e çmimit të energjisë sepse kur ka më pak çmimi rritet. Pra është e domosdoshme të akumulohet energji e mbledhur dhe për këtë duhen rrjete inteligjente.

Nëse kthehemi te lufta në Ukrainë, BE po ngul këmbë që rrjetet e energjisë të jenë sa më të qëndrueshme që ti rezistojnë çdolloj sulmi dhe më duhet të them se Italia është në pararojë në krahasim me vendet e tjera lidhur me këtë çështje.

Prandaj e shoh të domosdoshme bashkëpunimin e Shqipërisë me Italinë sepse Italia e ka bërë këtë rrugë tashmë pavarësisht gabimeve të saj në këtë rrugë. Më duhet të them se sistemi energjitik është multidisiplinar dhe BE e vë theksin te stafet e përgatitur që dinë të japin zgjidhje për probleme të caktuara.

Një nga aspektet që BE synon të zgjidhë këto probleme janë komunitet e energjisë së rinovueshme. Këto janë të rëndësishëm sepse i mundësojnë komuniteteve lokale të prodhojnë energji për veten.

Pra nëse duam ta afrojmë Shqipërinë me BE në aspektin energjetik duhen arritje në ndërtimin e sistemeve të reja dhe më duhet të them këtu se sistemet energjetike inovative krijojnë më shumë vlera dhe e rëndësishme është mënyra se si ne i menaxhojmë.

Shqipëria ka potencial të madh si nga burimet ujore dhe nga burimet fotovoltaike. Ajo që duhet të kemi parasysh është se një impiant fotovoltaik i vetëm sjell më pak energji vetëm se sa i integruar në një sistem të tillë. Pra Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëmdhe është e mundur të ecet përpara.

Ndërsa profesori Giorgio Cecchini nga drejtoria e sigurisë energjitike u shpreh se për të pasur stabilitet të plotë energjetik duhet të krijohet përmes magazinimit të rrjeteve dhe kjo do lejonte të kishim energji të depozituar dhe në raste të ndonjë sulmi. Sipas tij

Ajo që po kuptojmë ne është se stabiliteti i një rrjeti është në bazë të një stabiliteti të komuniteve të caktuara. Pra nëse sistemi është i përqendruar mirë, i ngritur mirë nuk mund të sulmohet. Duhet tu drejtohemi sistemeve të veçanta, komuniteteve energjitike që veprojnë të lidhura me njeri-tjetrin.

Ne kemi bërë një studim lidhur me Shqipërinë që mund ta quajmë dhe vendin më miqësor me mjedisin sepse pjesa më e madhe e energjisë vjen nga burimet ujore.

Pra për të pasur stabilitet të plotë energjetik duhet të krijohet përmes magazinimit të rrjeteve, të energjisë dhe kjo do lejonte të kishim energji të depozituar dhe në raste të ndonjë sulmi ndaj centraleve hidrike.

E gjithë kjo mund të bëhet përmes sistemeve claud dhe modernizimit të rrjetit. Sa i përket Shqipërisë ajo ka 220 ditë me diell në vit dhe është gjëja më e natyrshme të punosh me këtë projekt dhe për këtë arsye jemi të gatshëm që ta mbështesim Shqipërinë në çdolloj forme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy