Një ditë pas deklaratës së ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili u shpreh se në luftën kundër kultivimit të kanabisit duhet të angazhohet edhe ushtria nëse është nevoja, ka reaguar ministrja e Mbrojtjes.
Ministrja Mimi Kodheli shprehet se siguria dhe FA-të janë serioze dhe duhen trajtuar si të tilla.
“Kur flasim për gjëra serioze, duhet të jemi të tillë. Siguria është serioze dhe Forcat e Armatosura janë serioze. Punët në demokraci i kemi të ndara, secili bën atë që i takon”, tha Kodheli.



