Partia Demokratike me anë të ish-deputetit Enkelejd Alibeaj ka denoncuar një tjetër tender të Ministrisë së Shëndetësisë.
Pasi denoncoi tenderin e blerjes së maskave mbrojtëse, ku një maskë ishte blerë me dyfishin e çmimit, tashmë PD akuzon qeverinë se kitet për testimin e qytetarëve janë blerë 4 herë më shumë se çmimi i tregut.
Alibeaj thotë se çmimi i një kiti në treg është 21 mijë lekë të vjetra, ndërsa qeveria në tenderin sekret e ka blerë me çmimin 85 mijë lekë të vjetra.
"Përse bleu 1 maskë me 8 mijë lekë ku secili mund të blejë me 4 mijë lekë.
Nuk ka transparencë, por vetëm një vendim që klasifikon këtë vjedhje si sekret shtetëror. Pas blerjes së maskave me dyfishin e cmimit, qeveria ka blere kite me 4 fishin e cmimit. Kitet vijnë në Shqipëri me cmimin 21 mije lekë të vjetra, qeveria i blen me 85 mijë lekë të vjetra.
Tenderi sekret përdoret për të blerë pajisjet më çmim 4 herë më të lartë, që do të thotë 4 herë më pak persona të infektuar.
Në vend që të sulmojë opozitën, Edi Rama duhet të publikojë kontratat sekrete dhe të anullojë çmimin e tyre skandaloz", u shpreh ndër të tjera ish deputeti Alibeaj.



