Sllovakia dhe Hungaria nuk mbështesin sanksionet mbi energjinë ruse

Sllovakia dhe Hungaria nuk mbështesin sanksionet mbi energjinë ruse

Sllovakia dhe Hungaria thanë se nuk do t’i mbështesin sanksionet kundër energjisë ruse, përfshirë ato mbi importin e naftës.

Bashkimi Evropian ka dhënë shenja se mund të propozojë sanksione të tilla, për të ndëshkuar Rusinë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Sllovakia dhe Hungaria thanë se janë shumë të varura nga nafta ruse dhe se nuk kanë alternativa të menjëhershme.

Ministri sllovak i Ekonomisë, Richard Sulik, tha se do të duheshin vite që rafineria e vetme e vendit të tij, Slovnaft, të kalonte nga nafta bruto ruse në një lloj tjetër nafte.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, tha se vendi i tij nuk do të votojë për sanksione që “do ta bënin të pamundur transportin e gazit natyror ose të naftës nga Rusia në Hungari”.

Szijiarto tha se do të ishte e pamundur që Hungaria dhe ekonomia e saj të funksiononin pa naftën ruse.

Propozimet e reja të Komisionit Evropian mund të përfshijnë një embargo me faza ndaj naftës ruse.

Njëzet e shtatë vendet anëtare ka të ngjarë t’i fillojnë diskutimet më 4 maj, por mund të duhen ditë që masat të miratohen dhe të hyjnë në fuqi. Bashkimi Evropian merr çerekun e naftës së tij nga Rusia, ashtu si edhe 40% të gazit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy