Analisti Andi Bushati, teksa analizoj përfundimin e protestës së sotme të opozitës, tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN tv, se kjo ishte një protestë që Berisha dhe grupi i tij e bën për të konfirmuar se PD është pronë e tyre.
Unë mendoj se kjo qe protesta që Berisha dhe grupi i tij, e bënë për të konfirmuar që PD është prona jonë dhe ne jemi drejtuesit legjitimë të PD.
Nuk ka asnjë diskutim në pikën që janë këto brockullat, kush do të paraqitet në gjykatë, kë njeh ambasada amerikane, kë pranon Taulant Balla në parlament si përfaqësues të zërit të opozitës.
Këto fabula kanë rënë. Sot ne e dimë, që na pëlqen apo jo, opozita ëhtë Foltorja e dikurshme dhe Sali Berisha.
E kam parë mitingun e sotëm, më shumë sesa fillimin e betejës me Ramën, në përmbylljen e ciklit se kush janë përfaqësuesit legjitimë të opozitës.



