Jared Kushner dhe Ivanka Trump janë personat që “potencialisht” kanë informuar Departamentin e Drejtësisë për dokumentet e klasifikuara që mbaheshin në kompleksin Mar-a-Lago të Donald Trump, pohoi ish-avokati i Trump, Michael Cohen.
Javën e kaluar, Ivanka nuk mori pjesë në njoftimin e babait të saj për planet e tij për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, duke thënë më pas për Fox News:
Unë e dua shumë babanë tim. Këtë herë, po zgjedh t’i jap përparësi fëmijëve të mi të vegjël dhe jetës private që ne po krijojnë si familje. Nuk kam në plan të merrem me politikë.
Në një intervistë në emisionin The Katie Phang Shoë të MSNBC, Cohen deklaroi se një arsye pse Jared dhe Ivanka nuk do të ktheheshin në fushatën e Trump në 2024 është se:
Jared mori gjithçka që donte dhe po ashtu edhe Ivanka. Ata fituan 640 milionë dollarë ndërsa ishin në administratë.
Besoj se Jared dhe Ivanka janë potencialisht të shënjestruar për sa i përket dokumenteve në Mar-a-Lago e kështu me radhë dhe do të ishte shumë interesante të kishim, le të themi, dhëndrin dhe vajzën që janë informatorë të FBI-së.
Në muajin gusht, dhjetëra dokumente të klasifikuara u sekuestruan gjatë një kontrolli të FBI-së në shtëpinë e Trump në Florida, Mar-a-Lago.
Disa nga dokumentet përshkruanin mbrojtjen ushtarake të një qeverie të huaj, duke përfshirë aftësitë e saj bërthamore.



