
Deputetja e re, Edona Bilali, tha në emisionin “Arnautistan” se Shkodra nuk është më e djathtë. Sipas Bilalit, në kthesa ka ardhur në mënyrë progresive dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të shihet përmbysja e trendit. Sipas saj, kjo do të ndodhë pasi të rinjtë nuk do të hyjnë më në kornizën e votuesit besnik.
Unë kam parë statistikat e zgjedhjeve 2013, 2017 dhe 2021. Shkodra nuk është e djathtë, është e majtë. Po të shohim votat, më shumë ka PD, por po të shohësh votat e majta, e majta është rritur dhe është bërë maxhorancë. Edhe një raund na duhet ta kthejmë rezultatin.



