Covid, kategoria e pacientëve që rrezikojnë më shumë t’iu mpikset gjaku

Covid, kategoria e pacientëve që rrezikojnë më shumë t’iu mpikset gjaku

Infeksioni Covid-19 është lidhur shpesh me mpiksjen e gjakut. Studiuesit britanikë zbulojnë se cilët pacientë janë më të rrezikuar nga tromboza pas infektimit me koronavirus.

Studiuesit në Departamentin e Ortopedisë, Reumatologjisë dhe Shkencave Musculoskeletal në Newfoundland (NDORMS) në Britaninë e Madhe, studiuan marrëdhënien e Covid-19 me trombozën e venave të thella, si dhe faktorët gjenetikë që predispozojnë shfaqjen e trombozës pas infektimit me koronavirus.

Sipas një studimi të ri të botuar në revistën shkencore JAMA Internal Medicine, pacientët jashtë spitalit, ata që janë diagnostikuar por nuk janë shtruar në spital për koronavirus janë në rrezik më të lartë të trombozës venoze në krahasim me popullatën e përgjithshme që nuk kanë qenë të sëmurë me Covid-19. Por rreziku zvogëlohet shumë nëse bëhet fjalë për persona të vaksinuar plotësisht që preken nga Covid-19.

Shkencëtarët studiuan të dhënat nga baza e të dhënave Biobank në Mbretërinë e Bashkuar për më shumë se 400.000 njerëz. 18.818 persona u infektuan me koronavirus, bazuar në një test pozitiv PCR të bërë në një mjedis jashtë spitalit dhe u krahasuan me 93.179 njerëz që nuk ishin infektuar me virusin, por ishin të së njëjtës gjini, moshë dhe një sërë karakteristikash të tjera klinike.

Siç shpjegon autori kryesor i studimit, Frank Xie, shumë studime që janë bërë në pacientë në spital kanë dokumentuar lidhjen midis trombozës së venave të thella dhe kalimit të rëndë të Covid-19.

Studimi ynë është një nga të parët që është bërë në pacientët ambulatorë me koronavirus dhe nxjerr në pah rrezikun në rritje për të sëmurët e moshës së mesme dhe të moshuar.

Faktorë të tjerë të rrezikut klinik ishin mosha, gjinia mashkullore dhe obeziteti.

Studiuesit kanë identifikuar gjithashtu faktorë gjenetikë që predispozojnë për trombozën e venave të thella, siç është trombofilia e faktorit V Leiden që dyfishon rrezikun e trombozës pas kontraktimit të Covid-19.

Megjithatë, u vu re se rreziku u zvogëlua ndjeshëm te personat që ishin vaksinuar plotësisht përpara se të prekeshin nga koronavirusi dhe të sëmureshin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy