Ish-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ka kërkuar që 7 ligjet prioritare të Reformës në Drejtësi të votohen në shtator, duke dalë kështu kundër kërkesës së ndërkombëtarëve të cilët kanë caktuar 28 korrikun si ditën e votimit të këtyre ligjeve.
Gjatë fjalës së saj në seancën parlamentare të së hënës, Bregu foli edhe për Reformën Zgjedhore, ku tha se shpreson që kjo reformë të mos vonohet njësoi si ajo në Drejtësi



